Kurti e informon Sarrazinin për veprimet e institucioneve për garantimin e integritetit territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka diskutuar për sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, ku ka humbur jetën një polic.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Kurti, po ashtu e ka njoftuar Sarrazinin për informacionet të tjera.
“Temë qendrore e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku”.
“Kryeministri Kurti e njoftoi z. Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, thuhet në komunikatën për media.

Teksa, emisari Sarrazin po ashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës.
“E dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës”.
“Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa, pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës, ka vazhduar operacionin edhe gjatë së hënës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Reagon Balla për kapjen e Gëzim Çelës, tregon se ishte aksion i Policisë shqiptare me atë të Kosovës dhe një agjenci partnere
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin
-
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, ‘baroni’ i Fushë Kuqes
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin