Kurti e diskutoi me Mickoskin, por të kërkuarit e rastit “Mostra” është e pamundur juridikisht të ekstradohen në Maqedoni të Veriut
Përkundër insistimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit nga Kosova të dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, juristët vlerësojnë se rasti konsiderohet “res judicata” – çështje e gjykuar, prandaj thonë se qeveritë nuk mund të vendosin për ekstradim.
Ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviçit, ia kërkoj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti edhe homologu i tij nga RMV-ja, Hristijan Mickoski, pas një takimi që e zhvilluan të hënën e 5 gusht në Shkup.
“Rasti i dy të arratisurve është ngritur, për çka lënda tashmë është tek Prokuroria Speciale e vendit tonë”, theksoi Kurti para gazetarëve.
Por, avokati Xhevdet Smakiqii në një bisedë për Albanian Post e sheh të pamundur juridikisht ekstradimin e të akuzuarave për rastin “Monstra” në shtetin fqinj.
“Kjo çështje konsiderohet “res judicata” a po çështje e gjykuar në dy shkallët e gjykimit nga viti 2013 kur është iniciuar kërkesa e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, e deri 2016 kur është shqyrtuar edhe nga Gjykata e Apelit. Kërkesa për ekstradim është refuzuar me arsyetime të mjaftueshme ligjore”, ka shpjeguar Smakiqi.
Prandaj, ai thotë se edhe pse Kosova ka marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fushën penale me Maqedoninë e Veriut, pritet që në rastet tjera të ketë kërkesa të reja për ekstradim, por që janë gjykatat e Kosovës që vendosin për kërkesa të tilla.
“Qeveritë kanë kompetenca të kufizuara përmes ministrive të drejtësisë respektive të iniciojnë kërkesa, por jo të vendosin në asnjë rast konkret se kur një shtetas mund të ekstradohet”, ka theksuar ai.
Ndërkaq në këndvështrimin e avokatit tjetër, Adrian Bajraktarit, ekstradimi është pjesë e marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, përkatësish pjesë e fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet shteteve.
“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, realizohet përmes dy formave, përmes marrëveshjeve të ratifikuara në kuvendet respektive të shteteve, si dhe përmes parimit të reciprocitetit. Për të dy këto forma të bashkëpunimit duhet para së gjithash të ekzistoj vullneti politik i shteteve respektive”, potencoi ai për AP.
“Kur jemi tek fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, këto dy vendet kanë raporte korrekte dhe të mira të bashkëpunimit, madje nga viti 2011 janë nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjet e bashkëpunimit”, shtoi ai.
Rasti “Monstra”
Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcit. Për këtë vrasje u dënuan 5 persona, prej të cilëve tre me burg të përjetshëm, njëri me 15 vite burg dhe njëri me 9 vite burg.
Në vitin 2021, Gjykata Penale e Shkupit në Maqedoninë Veriore, pati dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviç të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi në rastin që njihet si “Monstra”.
Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.
Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë ishin gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.
Ky akt kishte nxitur më pas pakënaqësi e protesta të shumta që ishin përshkallëzuar në dhunë rrugëve të Shkupit nga banorët lokalë të komunitetit maqedonas, të cilit kishin sulmuar bashkëqytetarët e tyre.
Protesta janë organizuar edhe nga familjarët e shqiptarëve të akuzuar duke mohuar që këtë vepër të rëndë ta kenë bërë të afërmit e tyre, ndërsa edhe tani pretendojnë se rasti është i kurdisur nga shërbime sekrete për qëllime të klasës politike që ishte në atë kohë në pushtet.
Përveç dëshmitarëve të shumtë si nga pala e të akuzuarve, ashtu edhe nga ajo e prokurorisë dhe familjarëve të viktimave, në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar dhe lexuar edhe afër 38 mijë biseda telefonike dhe mesazhe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbishkrime kërcënuese në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit
-
Joseph: SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë – ajo çfarë po bën Kurti është problematike
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres në normalizim apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
Lajmet kryesore
-
Shqiptarët janë më optimistët e rajonit, sipas Barometrit të Ballkanit 2024
-
Rritja e pensioneve nga 1 tetori, sa përfitojnë realisht pensionistët?
-
Lëvizja e Von der Leyen për të mbretëruar e vetme mes qeverive në krizë
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres në normalizim apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?