Kurti e dinte saktësisht se çfarë konsekuenca do të sillte Veriu në procesin e dialogut, gjithsesi e bëri – thotë senatori amerikan

Chris Murphy, i cili është njëri ndër hartuesit kryesor të politikave amerikane rreth Ballkanit Perëndimor si në administratën e Donald Trump ashtu edhe në atë të Joe Biden, në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane, National Journal, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para se të merrte vendimin për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, “do të duhej të merrte frymë thellë e të përpiqej të zgjidhte këtë çështje përmes ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Për Murphyn, i cili vizitoi Kosovën javë më parë, është e qartë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë po bën “një hap përpara dy hapa prapa”.
E në këtë fazë, sipas senatorit amerikan, ky mos-ecje përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve po pengohet nga këmbëngulja e Qeverisë së Kosovës, i cili po merr vendime të njëanshme.
“Ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte e papranueshme. Kurti e dinte saktësisht se çfarë do të ndodhte nëse do t’i dërgonte këta kryetarë komunash në ndërtesat komunale. Ai dinte se kjo do të dëmtonte dialogun, por e bëri gjithsesi”, është shprehur Murphy.
Sipas Murphyt SHBA-ja mund të fillojë të rimendojë ndihmën e saj në fushën e sigurisë për Kosovën nëse nuk ka përparim në procesin e dialogut.
Ditë më parë situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas vendimit të Qeverisë për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
Pjesa kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te qëndrimi i përbashkët i vendeve të QUINT-it, e cilësuan këtë veprim si vendosje e masave të dhunshme në Kosovë.
DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Reagim pothuajse të njëjtë patën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të cilët bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që në mënyrë imediate të tërhiqen dhe ta de-përshkallëzojnë situatën në Veri.
Në anën tjetër Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, në një bisedë me gazetarët në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, pohoi se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – diçka që asnjëherë nuk është thënë më parë.
Top-diplomati amerikan madje njoftoi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO “Defender Europe 23” si pasojë e parë për Qeverinë e Kosovës pas vendimeve të njëanshme të saj në Veri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tahiri: Angazhohemi çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje
-
Mahmuti: S’i kam lexuar akuzuat e Speciales, më shkaktojnë nervoz të madhe – janë të pavërteta
-
Shqipëria në histori, por jo për mediat në Shqipëri dhe Kosovë
-
“Shpenzohet paraja publike, deputetët kthehen në hetues” – LVV-ja kundër themelimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Lajmet kryesore
-
Shqipëria në histori, por jo për mediat në Shqipëri dhe Kosovë
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së