Kosova

Kurti e Amherd flasin për sigurinë e dialogun


Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd, me të cilën ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit.

“Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi Ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Qeverisë.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa ministrja Amherd  potencoi se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta, Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës.

“Duke ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për Kosovë dhe zhvillimin e saj demokratik, ajo tha se për Zvicrën është shumë e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në rajonin e Ballkanit”.

Po ashtu u potencua gatishmëria e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore