Kosova

Kurti e Aliu thonë se për dy vjet u investuan mbi 16 milionë euro në Agjencinë Kadastrale


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë vizitës së tyre në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AAK), kanë thënë se për dy vjet është investuar 16 milionë euro në këtë agjenci.

Sipas kryeministrit, objekti i ri që do të ndërtohet është mbi 4 mijë metra katror dhe do të kushtoj mbi 2 milionë euro.

“Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbenim transparent dhe shërbime të shpejta ndaj qytetarëve ndaj qytetarëve. Përkrahje e qeverisë për këtë institucion nuk do të mungojë”.

“Ndryshimet transformues po bëhen në gjitha institucionet e administratave. 20 milionë euro janë investuar gjatë 20  viteve në AKK, tash gjatë qeverisjes tonë 2 vjeçare janë duke u investuar 16 milionë euro”, deklaroi Kurti.

Ai tutje ka shtuar se digjitalizimi ka përshpejtuar punën, ndërsa që së shpejti do të ketë edhe “një aerofotografi të re”.

“Pritet që në digjitalizim të ri të kemi një aerofotografi të rë të territorit të Kosovës. Kadastra për një shtet është pasqyra që e shohim vetën. Shpronësimet shpesh herë janë keqpërdorur, me lejoni ta përgëzoj ministrin Aliu që arritëm që 75 milionë euro nga borxhi i gjithmbarshëm i shpronësimit. Krijimi i kushteve të punës për Agjencinë është i nevojshëm. Objekti i ri i AKK-së 4 mijë metra katror dhe kushton 2.1 milionë euro”.

Një deklaratë të ngjashme si të kryeministrit e pati edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Uroj që objektin të cilin do ta vendosim sot te na krijoj kushte me të lehta në fushën e kadastrës. Ndërtimi i tij nuk është punë e lehtë, do të punojmë që të kemi një kadastër me punë sa më të lehtë. Në gjitha komuna e vërejmë që ka probleme me kadastër, digjitalizimi është një pjesë që e lehtëson këtë punë”.

“Projekti i radhës që është aerfotografimi me një cilësi të larët do të mundësoj projekte të reja. Si ministri i kemi bërë disa harta”, tha Aliu.

Pas përfundimit të kryeministri Kurti së bashku me ministrin Aliu dhe Zv. Drejtorin e përgjithshëm të AKK-së Avni Ahmeti, do të vendosin  gurthemelin për objektin e ri të AKK-së, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, tek Pallati i Drejtësisë.

Ndryshe, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), është institucioni qendror qeveritar për kadastër gjeodezi dhe hartografi ne Kosove që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore