Kosova

Kurti dhe Osmani nderime te varri i Rugovës: “Ai ishte arkitekti i pavarësisë”


Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Ibrahim Rugova

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vizituar varrin e presidentit Ibrahim Rugova, për të bërë homazhe në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kurti, pas nderimeve te varri tha se “ne kujtojmë personalitete politike, kombëtare dhe historike, të cilët kontribuuan në faze e mënyra të ndryshme”.

“Prandaj, vendosëm lule dhe bëmë homazhe te presidenti i parë, Ibrahim Rugova, i cili është njëkohësisht edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar”.

Kurti shtoi se “viti i 14 do të jetë me drejtësi, demokratizim dhe zhvillim”.

Ndërsa Vjosa Osmani, që është edhe u.d., e presidentes së Kosovës, e quajti Ibrahim Rugovën “arkitektin e pavarësisë”.

“Ai ishte njeriun që sublimoi kërkesat e shqiptarëve për liri, pavarësi dhe sovranitet dhe njeriu që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet kudo”, tha Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore