Lajme

Kurs dedikuar Lana Del Rey-t në Institutin Clive Davis të Universitetit të New York-ut


Instituti Clive Davis i Universitetit të New York-ut ka prezantuar një kurs mbi Lana Del Rey-n për këtë vjeshtë.

Mësimet nga gazetarja dhe autorja Kathy Iandoli do të mbahen nga 20 tetor deri në 8 dhjetor.

Sipas një përfaqësuesi të NYU, kursi do të shqyrtojë kontributet e Del Rey-t në yjet e pop-it të shekullit të XXI, marrëdhëniet e saj me feminizmin, ndikimet muzikore dhe artistët që ka ndikuar.

Po ashtu edhe lidhjen e saj me lëvizjet e drejtësisë sociale si #BlackLlivesMatter, #MeToo dhe #TimesUp.

Gjatë tetë albumeve të vlerësuar nga kritika, këngëtarja e nominuar gjashtë herë për Grammy ka prezantuar një version të trishtuar, melankolik dhe barok të pop-it.

Nga ana tjetër ka ndihmuar në ndryshimin dhe rishpikjen e tingullit të muzikës kryesore përtej viteve 2010.

Sipas përshkrimit të kursit, me vëmendjen e saj tematike ndaj shëndetit mendor dhe tregimeve të dashurisë toksike, Del Rey ofroi një platformë të re për artistët e të gjitha gjinive për të krijuar vepra “anti-pop” që mund të jetonin në një rrymë të zakonshme.

“Në shumë mënyra, ndihem sikur Lana Del Rey është një plan dhe një përrallë paralajmëruese, një yll i ndërlikuar i pop-it që rezonon kaq shumë me fansat e saj, jo për shkak të asaj se si ajo i bën ata të ndihen për të, por më tepër se si ajo i bën të ndihen për veten e tyre”, ka thënë Iandoli.

Sipas saj, ajo ka ndryshuar parametrat e pop-it barok dhe përmes muzikës së saj, ka zgjeruar tema që herë pas here janë të diskutueshme dhe sfiduese.

“Ka kaq shumë pjesë në këtë mozaik që ne i kemi njohur tani si Lana Del Rey, dhe ky kurs shqyrton çdo dimension të tij”, ka shtuar ajo.

Për Jason King, themeluesin e institutit, Lana Del Rey përthyen aq shumë ndryshime në kulturën bashkëkohore, veçanërisht pasi roli i grave në muzikën pop bashkëkohore vazhdon të ndryshojë.

“Të studiosh Lana Del Rey-n do të thotë gjetja e mënyrave për të marrë në konsideratë rritjen e interesit për shëndetin mendor dhe çështjet e dëmtimit psikologjik, si dhe për të vlerësuar ndryshimet lidhur me identitetin, veçanërisht për sa i përket racës, gjinisë, kombit dhe klasës”, ka vijuar ai.

King ka theksuar se Lana është veçanërisht e rëndësishme dhe e diskutueshme, kur bëhet fjalë për ndryshimin e ideve rreth feminizmit gjatë dekadës së fundit.

“Qëllimi i orëve tona me temë artistike në Institutin Clive Davis është të inkurajojmë studentët të mendojnë më thellë dhe më me kritikë për ikonat që admirojnë dhe të zhvillojnë një kuptim historik dhe kontekstual të atyre artistëve”, ka thënë ai.

Marrë nga “Variety”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore