Shqipëria ka qenë pjesë e aleatëve të Bllokut Lindor të Bashkimit Sovjetik, që nënshkruan më 14 maj të vitit 1955 një pakt sigurie në Varshavë.
Sipas njoftimeve në Varshavë dhe Moskë, kryeministri sovjetik, Marshalli Nikolai Aleksandrovich Bulganin dhe udhëheqësit e shtatë vendeve të tjera, miratuan draftin e një marrëveshjeje të re të ndihmës reciproke të quajtur Traktati i Varshavës i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë.
Ajo u krijua, ndër të tjera, për të siguruar integrimin e ngushtë të politikës ushtarake, ekonomike dhe kulturore midis tetë kombeve komuniste.
Nënshkruesit e traktatit; BRSS, Polonia, Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria, kishin rënë dakord të bashkonin forcat e tyre nën një komandë.
Jugosllavia, i vetmi shtet Komunist Evropian që nuk përfshihej në pakt, u përjashtua në 1948 nga Cominform, agjencia Komuniste e Informacionit për refuzimin e njohjes së epërsisë sovjetike.
Traktati, i nënshkruar në Pallatin e Varshavës, erdhi pas lajmit se Gjermania Perëndimore u pranua nga kombet perëndimore të NATO-s (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) pas bisedimeve në Paris.
Në një fjalim në fillim të bisedimeve të Varshavës, Marshalli Bulganin paralajmëroi se SHBA-të, Britania dhe Franca po e shndërronin Gjermaninë Perëndimore në “vatrën kryesore të rrezikut të luftës në Evropë” duke e lejuar atë të armatoset përsëri.
Ai deklaroi se lejimi i Gjermanisë Perëndimore në NATO ishte “pengesa kryesore” për ribashkimin e Gjermanisë.
Në fjalën e tij përfundimtare Marshalli Bulganin theksoi se pakti u frymëzua nga parimi Leninist i bashkëjetesës paqësore midis kombeve demokratike dhe tha se ata donin t’i bindeshin Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, editoriali i gazetës “Times” tregonte asokohe se bashkimi i ushtrive të tetë vendeve do të lejonte gjithashtu BRSS të bazonte trupat e saj në vendet anëtare dhe “sigurisht do të ndihmonte për të mbajtur funksional satelitët”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës