Jetesë & Stil

Kur ‘piqen’ burrat?


Na ka ndodhur që në një bisedë apo zënkë me një mashkull të përfundojmë duke pyetur veten, a piqen ndonjëherë ata?

Por mesa duket, një pyetje e tillë nuk na shkuar ndërmend vetëm ne, sepse ka studime të kryera mbi këtë temë.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç. Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1 mijë burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

Zbulimi, botuar nga gazeta “Telegraph”, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”.

Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne. Këtu përfshijmë një situatë financiare ose shtyrja e të bërit prind. Pasiguritë lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta të cilat pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë.

Mesa duket, tani e mësuam që duhet të presim gjatë deri në një bisedë të pjekur më një burrë. Sigurisht, kemi dhe rastet e veçanta, dhe ata janë shpresa jonë për të ndryshuar këtë studim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore