Lajme

Kur arti bëhet dëshmi: Si janë përdorur tekstet e këngëve kundër artistëve në gjykatë?


Emra të njohur artistësh si Megan Thee Stallion, Alicia Keys, Drake, 21 Savage dhe Coldplay dhe labelë diskografike janë bashkuar për të nënshkruar një letër të hapur.

Me anë të saj ata kanë kërkuar që tekstet e repit të mos përdoren më si provë kundër artistëve në sallat e gjyqit të SHBA-ve.

“Reperët janë tregimtarë, duke krijuar botë të tëra të mbushura me personazhe komplekse, të cilët mund të luajnë si hero ashtu edhe zuzar”, thuhej në deklaratë.

Letra e titulluar “Arti në gjyq: Mbroni Artin e Zi” ,vjen pas një rasti kundër reperit fitues të çmimit “Grammy “, Young Thug, i cili akuzohej për komplot për të shkeljen e ligjit Gjeorgjisë dhe pjesëmarrjen në një bandë kriminale.

Çështja kundër reperit amerikan të Atlantës, emri i vërtetë i të cilit është Jeffery Williams, mbështetet në prova që përfshijnë tekste nga nëntë prej këngëve të tij si dhe postime në mediat sociale.

Ai dhe 27 anëtarë të tjerë të markës së tij diskografike “Young Stoner Life” janë akuzua përmes një padie prej 88 faqesh ,të ngritur në maj.

Ndër tekstet e cituara nga prokurorët janë ato në këngën e Williams  e vitit 2018 “Anybody” me Nicki Minaj: Unë kurrë nuk kam vrarë askënd, por kam të bëjë me atë trup. I kam rrugët në shpinë (…) I marr të gjitha llojet e parave, unë jam gjeneral.

Avokati i Williams deklaroi se ai ishte i pafajshëm për të gjitha akuzat e drejtuara ndaj tij.

Reperi u ka bërë thirrje fansave të tij që të nënshkruajnë një peticion për të dënuar përdorimin e teksteve të repit në procedimet penale.

Praktika vihet re dhe përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Franca.

Në vitin 2019 reperi britanik, Unknown T, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Lena, ishte në gjyq për vrasje.

Prokurorët u përpoqën të përdornin tekstet e tij si provë kundër tij përpara se të bllokoheshin nga një gjykatës.

Reperi u shpall i pafajshëm në vitin 2020.

Pas një gjyqi ku videot e tij muzikore u prezantuan si provë, Herbert, një tjetwr reper, u dënua me një vit burg dhe u ndalua të publikonte çdo këngë të re që përshkruante dhunën e lidhur me bandat.

Reperi duhet të njoftonte policinë 24 orë përpara se të publikonte ndonjë muzikë të re, duke i dhënë asaj tekstin.

Në Francë, kumbarët e repit francez Supreme NTM, u shpallën fajtorë për fyerje të një autoriteti publik në vitin 1996, kur oficerët e policisë në patrullë në koncertin e tyre ngritën akuza kundër teksteve që i referoheshin si fashistë.

Reperi francez Orelsan, emri i vërtetë Aurélien Cotentin, doli në gjyq në vitin 2016 për nxitje të dhunës ndaj grave me tekstet e tij.

Ai është shpallur i pafajshëm pasi një gjykatë vendosi në favor të tij, duke përmendur të drejtën e tij për “lirinë e shprehjes”.

Gjykatësit në çështjen e Orelsan shkruanin në vendimin e tyre se repi është “nga natyra një lloj shprehjeje brutale, provokuese, vulgare dhe madje e dhunshme, sepse pretendon të jetë reflektimi i një brezi të zhgënjyer dhe të revoltuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore