Përballje

Kupa e Shqipërisë/ Tirana me një këmbë në finale, Vllaznia – Egnatia ndahen në paqe


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Tirana thuajse e ka siguruar kualifikimi në finale, pasi që në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Teutës me rezultat 3:0.

Bardheblutë vijojnë formën e mirë edhe në Kupë, teksa mposhtën me epërsi të tre golave “djemtë e detit”.

Florent Hasani e hapi serinë e golave, kur dy minuta para se skuadrat të shkonin në pushim shënoi për 1:0.

Ndërsa për golat e tjerë në pjesën e dytë u përkujdesën Bruno Lulajt në minutën e 66-të dhe Regi Lushkjes në të 72-ën.

Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në finalen e madhe.

Ndërsa ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Egnatias përfundoi pa fitues.

Skuadra e Edlir Tetovës kaloi në avantazh falë golit të Raphael Dëamena në minutën e 69’. Sulmuesi ganez finalizoi një zbritje të shpejtë, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ndërkohë, shkodranët reaguan dhe ia dolën të realizonin golin e barazimit me Ardit Hoxhajn në minutat shtesë.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 11 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore