Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo triumfon në derbi përballë Tiranës


Ka përfunduar dhe ndeshja e fundit për këtë të mërkurë në Kupën e Shqipërisë mes Dinamos dhe Tiranës. “Nëndetësja blu” arriti të fitonte me rezultatin 2-0.

Skuadrat janë pjesë e Grupit A. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, Dinamo shënoi dy gola në pjesën e parë të takimit.

Fillimisht shënoi Agim Ibrahimi nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 26. 12 minuta më vonë rezultati u dyfishua falë golit të Xhuliano Skukas.

Sfida ishte e fundit nga ndeshjet e para të raundit të dytë në Kupë. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 17 nëntor.

Më herët u luajtën sfidat:

Grupi A

Korabi 0-1 Teuta

Besëlidhja 0-1 Partizani

Bylis 1-1 Skënderbeu

Grupi B

Pogradeci 0-2 Vllaznia

Egnatia 3-1 Kukesi

Flamurtari 0-0 Kastrioti

Tomori 0-1 Laçi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore