Sport

Kupa e Shqipërisë çel sezonin e ri, luhen 16 ndeshje në turin e parë


Kupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin për edicionin e ri futbollistik 2021/22. 32 skuadra do të zbresin në fushë ditën e mërkurë.

Janë 16 ndeshje në total, të programuara për t’u luajtur të mërkurën, çka përben edhe turin e parë të Kupës. Praktikisht do të ketë tetë sfida në Grupin A dhe tetë në Grupin B.

Në Grupin A, të gjitha ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 18:00.

Luzi 2008 – Teuta

Tërbuni – Partizani

Shkumbini – Tirana

Veleçiku – Skënderbeu

Oriku – Bylis

Besëlidhja – Burreli

Erzeni – Dinamo

Vora – Korabi

Në Grupin B, do të luhen sfidat:

Butrinti – Laçi, duke filluar nga ora 13:30.

Besa – Pogradeci, duke filluar nga ora 14:00.

Duke filluar nga ora 16:00 do të luhen sfidat:

Labëria – Vllaznia

Maliqi – Kukësi

Elbasani – Kastrioti

Flamurtari – Apolonia

Turbina – Egnatia

Lushnja – Tomori

Kupa do të jetë me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore