Kupa e Kosovës do të vazhdojë edhe sot (e diele) me katër ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8-ve të finales.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë te ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit të Klinës.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga Liga e Parë, FC Vjosën.
Interesant pritet të jetë edhe sfida në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë, të cilët do të përballen me Fushë Kosovën.
Ndërsa, ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Beharit dhe Prizrenit.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.
Ndërsa, Ballkani, Llapi, Vushtrria dhe Feronikeli janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe