Kupa e Kosovës/ Prishtina eliminon Ballkanin, kualifikohen në gjysmëfinale edhe Gjilani e Vushtrria
Kanë përfunduar katër ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e kësaj faze ishte ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila përfundoi me shifrat 2:0 në favor të bardhekaltërve, rezultat ky që e eliminon kampionin e Kosovës.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Kreshnik Uka u tregua i saktë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, më kontretisht në minutën e 58-të, Prishtina e dyfishoi avantazhin me anë të Genc Hamitit.
Në vazhdim, pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit, gola më nuk pati dhe kështu Prishtina kualifikohet tutje.
Kualifikimin në gjysmëfinale e siguroi edhe Gjilani, të cilët e deklasuan në udhëtim Trepçën’89 me rezultat 1:5.
Protagonist në këtë ndeshje ishte Albert Dabiqaj, i cili i shënoi të gjithë golat për skaudrën e Gjilanit.
Dy të parët i realizoi në minutat dy dhe nëntë (këtë të fundit nga penalltia), derisa mitrovicasit ngushtuan epërsinë në minutë ne 20-të me anë të Ardian Mujës.
Megjithatë, Dabiqaj ishte i pandalshëm në këtë ndeshje, duke e shënuar golin e tretë në minutën e 34-të, pastaj edhe të katërtin në minutën e 68-të, kurse në minutën e fundit e realizoi edhe golin e pestë personal në këtë takim.
Kujtojmë që në minutën e 50-të, Trepça’89 mbeti me 10 lojtarë në terren, pasi që Arbër Prekazi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kualifikimin në gjysmëfinale e siguroi edhe skuadra e Vushtrrisë, të cilët mposhtën skuadrën e Beharit me rezultat 1:0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 29-të me anë të Zogut.
Ndërkohë, gjysmëfinalisti i fundit në Kupën e Kosovës nuk ka mundur të vendoset brenda 90 minutave në ndeshjen mes Llapit dhe Malishevës, ku koha e rregullt përfundoi me shifrat 2:2.
Ishte skuadra e Llapit që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Trimror Selimi në minutën e 11-të.
Por, mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin në pjesën e parë, kur Ilir Mustafa fillimisht e shënoi golin e barazimit në minutën e 25-të, pastaj dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Ronald Soboëale shënoi për 1:2.
Por, Llapi nuk u dorëzua dhe në minutën e 72-të Alban Shabani e shënoi golin e barazimit, çka bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?