Boterori 2022

Kupa e Botës: Portugalia triumfon ndaj Ganës


Portugalia e ka nisur me fitore edicionin e 2022 në Kupën e Botës. Skuadra e Fernado Santos mundi 3-2 Ganën, me pesë golat e takimit që erdhën në pjesën e dytë.

Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo me një penallti të diskutueshme në minutën e 65. Afrikanët barazuan në minutën e 73 me kapitenin, Andre Ayew.

Joao Felix në minutën e 78 dhe Rafael Leao dy minuta më vonë do të realizonin për Portugalinë. Goli i fundit i sfidës erdhi në minutën e 89 nga Osman Bukari.

Me fitoren e arritur, Portugalia merr kryesimin e Grupit H me tre pikë të plota. Pas tyre në renditje vijnë Uruguaj dhe Kameruni, me nga një pikë. Ndërsa, Gana qëndron në vendin e fundit pa pikë.

Notat e lojtarëve:

WhoScored

Statistikat e ndeshjes:

______________________________________________________________________________

90+10’: Përfundon ndeshja, Portugalia e nis Botërorin me fitore 3-2 ndaj Ganës

______________________________________________________________________________

90’: Nervozizëm në fushë, gjyqtari ndëshkon Danilo Pereira dhe Inaki Williams

Karton të verdhë për Danilo-n dhe Inaki-n. Kujtojmë se për portugezët është kartoni i parë i verdhë. Për ganezët i katërti.

______________________________________________________________________________

89’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL Bukari, Portugalia 3-2 Gana

Osman Bukari ngushton diferencat. Ai ka vetëm 12 minuta që është bërë pjesë e lojës.

______________________________________________________________________________

83’: Ronaldo shpërdoron rastin e dytë të artë

Parabola e Cristiano Ronaldo-s ndalet nga portieri, megjithatë sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

______________________________________________________________________________

80’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Leao, Portugali 3-1 Gana

Vetëm tre minuta në fushën e blertë, futbollisti portugez i Milan-it, Rafael Leao arrin të shënoi.

Goli i parë për të në një Kupë Bote.

______________________________________________________________________________

78’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Felix, Portugalia 2-1 Gana

Dalje e shpejtë e lojtarëve të Portugalisë me Joao Felix që e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë përsëri avantazhin skuadrës së Fernando Santos.

______________________________________________________________________________

73’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Ayew, Portugalia 1-1 Gana

Gabim në prapavijën portugeze që shfrytëzohet maksimalisht nga ganezët që realizojnë me kapitenin Andre Ayew.

Vlen të theksohet se ky është goli i parë i skuadrave afrikane në këtë Kupë Bote (Tunizi, Senegal, Kamerun, Marok).

______________________________________________________________________________

65’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Ronaldo: Portugali 1-0 Gana

Cristiano Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë e 11 metërshit. Udhëheq Portugalia 1-0.

Tashmë Ronaldo është lojtari i parë që shënon në pesë Kupa Bote të ndryshme.

______________________________________________________________________________

62’: Penallti për Portugalinë

Kontakt mes Cristiano Ronaldo dhe Salisu, me mbrojtësin e Southampton që shtyn yllin portugez nga pas.

______________________________________________________________________________

57’: Alidu Seidu i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë

Tashmë Gana kryeson 3-0 ndaj Portugalisë me kartona të verdhë.

______________________________________________________________________________

56’: Zëvendësimi i parë në lojë bëhet nga Portugalia:

Del: Otavio

Futet: William Carvalho

______________________________________________________________________________

55’: Kudus i pandalshëm, por topi i gjuajtur prej tij shkon ngjitur me shtyllën

______________________________________________________________________________

53’: Gana bën goditjen e parë drejt portës së Portugalisë edhe pse shumë jashtë kuadratit

______________________________________________________________________________

49’: Kartoni i dytë i verdhë në këtë sfidë.

Edhe kartoni i dytë i sfdës ka shkuar për një lojtar të Ganës. Kapiteni, Andre Ayew ndëshkohet për një faull në dëm të Otavio-s.

______________________________________________________________________________

45’: Fillon pjesa e dytë, me ganezët që shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës

______________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Alidu Seidu kundër Portugalisë në numër;

28 prekje

13/16 pasime të sakta

81% saktësi pasimi

4/6 duelet e fituara në fushë

3 faulle të fituara

1 kalim në të tretën e fundit

______________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Otavio me numra kundër Gana:

82% saktësi pasimi

43 prekje

28 pasime të përfunduara

4/6 duelet e fituara në fushë

2/3 topa të gjatë të përfunduar

2 ndërhyrje të fituara

1 rast i madh i krijuar

1 gjuajtje në portë

______________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Lawrence Ati-Zigi kundër Portugalisë:

24 prekje

5 topa të gjatë të suksesshëm

2 pritje

1 pritje nga afër

______________________________________________________________________________

45+2’: Përfundon pjesa e parë: Portugali 0-0 Gana

Pjesa e parë fliste më shumë për portugezët, por rastet e shënimit ishin të pakta.

Cristiano Ronaldo kishte dy mundësi të arta shënimi brenda këtyre 45 minutave, por nuk mundi ta dërgonte dot topin në rrjetë.

Ylli portugez realizoi në minutën e 30, por goli iu anulua për një faull në nisje të aksionit.

Gana nuk ka pasur asnjë prekje në zonën e Portugalisë.

______________________________________________________________________________

45’: Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Mohammed Kudus i Ganës

Lojtari i Ajax-it ndëshkohet për taka të ngritura.

______________________________________________________________________________

37′: Momente të mira për Ganën, që i afrohen portës së Portugalisë.

Dy goditje të njëpasnjëshme nga këndi për ganezët, por nuk ka shumë rrezikshmëri.

______________________________________________________________________________

30’: Ronaldo shënon, por goli anulohet për faull në fillim të aksionit.

______________________________________________________________________________

23’: Gana shumë e vakët në lojë deri më tani

______________________________________________________________________________

Air Ronaldo 

______________________________________________________________________________

12’: Luhet vetëm në njërin krah, Portugalia e hedhur në sulm dhe Gana që mbrohet mirë.

______________________________________________________________________________

10’: Rast i artë për Portugalinë, por Cristiano Ronaldo nuk mundi ta shfrytëzonte siç duhej.

______________________________________________________________________________

4’:  Goditja e parë nga këndi i përket Portugalisë

______________________________________________________________________________

Cristiano Ronaldo emocionohet gjatë himnit kombëtar të Portugalisë.

______________________________________________________________________________

5 lojtarë kanë shënuar në 4 Kupa Botërore:
Pele, Seeler, Klose, Messi dhe C.Ronaldo

Nëse C.Ronaldo shënon në Katar, ai do të jetë lojtari i vetëm që ka shënuar në pesë Kupat e Botës.

______________________________________________________________________________

1’: Ka filluar përballja mes Portugalisë dhe Ganës

Topin e parë nga mesi i fushës e shkelmojnë lojtarët e përfaqësueses së Portugalisë.

______________________________________________________________________________

Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i dytë që është kapiten i një vendi në Kupën e Botës dhe nuk përfaqëson asnjë klub (transferim i lirë):

Bruce Wilson – Kanada, 1986

Cristiano Ronaldo – Portugali, 2022

______________________________________________________________________________

Paraqitje në pesë Kupa Botë të ndryshme për Cristiano Ronaldo…

Ronaldo është njeriu i parë që luan në 10 turne të Kupës së Botës + Kampionatit Evropian.

______________________________________________________________________________

Andre Ayew ka më shumë paraqitje (8) se çdo lojtar aktual nga një komb afrikan në Kupën e Botës FIFA (duke marrë parasysh takimin e sotëm, ku ai është graduar titullar).

______________________________________________________________________________

Gana me humor të lartë teksa mbërrijnë për përballjen me Portugalinë.

______________________________________________________________________________

Ekipi i Portugalisë del në nxehmje

______________________________________________________________________________

Herën e fundit që Cristiano Ronaldo luajti në një ndeshje hapëse për Portugalinë në Kupën e Botës, ai shënoi atë goditje dënimi për të përfunduar një hat-trick kundër Spanjës.

______________________________________________________________________________

Takimi do të luhet në “Stadium 974” te Dohas. Amerikano-marokeni, Ismail Elfath do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës.

Elfath është gjyqtar i MLS-së amerikane që nga viti 2012. 40-vjeçari është pjesë e FIFA-s që nga 2016.

______________________________________________________________________________

Kur ka mbetur rreth 1 orë nga fillimi i takimit, dy trajnerët përkatësisht Fernando Santos i Portugalisë dhe Otto Addo i Ganes kanë publikuar formacionet zyrtare.

Portugalia 4-3-1-2: Costa; Cancelo, Dias, Pereira, Guerreiro; Fernandes, Neves, Otavio; B.Silva; Felix, Ronaldo.

Gana 5-4-1: Ati; Rahman, Salisu, Amartey, Dijku, Seidu; Kudus, Partey, Samed, A.Ayew; I.Williams.

______________________________________________________________________________

Portugalia do të nisë sot rrugëtimin në Kupën e Botës, Katar 2022 me përballjen ndaj afrikanëve të Ganës.

Dy skuadrat janë pjesë e Grupit H. Më herët në këtë grup u luaj përballja mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut, i përfunduar në barazim pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore