Kupa e Amerikës: Lautaro i jep Argjentinës fitoren në frymën e fundit

SHFLETO
Romario Ismailaj
26.06.2024 10:11
Loading Icons...

Argjentina ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës duke mundur minimalisht 1-0 Kilin, falë një goli të vonë nga Lautaro Martinez.

Kili dhe Argjentina u takuan në “MetLife Stadium”, ku të pranishëm ishin mbi 81 mijë spektatore.

Ndonëse ekipi i Lionel Scaloni-t ishte më kërkues dhe dominues në fushë, Kili u mbrojt mirë deri pak para fundit të ndeshjes.

Do të mjaftonte një gol nga Lautaro Martinez në minutën e 88-të që Argjentina të dilte me tri pikët nga ky takim dhe të siguronte kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Amerikës.

Kapiteni i Inter-it, Martinez, aktualisht udhëheq listën e golashënuesve me dy gola.

Notat e lojtarëve

Situata në Grupin A

Në këtë grup, u luajt edhe takimi mes Perusë dhe Kanadasë, i përfunduar me fitoren minimale 0-1 të kanadezëve me golin e Jonathan David.

Me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, Argjentina qëndron në krye. Kanadaja vjen e dyta me 3 pikë. Dhe, me nga një pikë janë Kili dhe Peruja.

Ndeshjet e raundit të tretë në këtë grup janë: Argjentinë – Peru dhe Kanada – Kili. Takimet zhvillohen më 30 qershor, duke filluar nga ora 02:00.