
Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Special të Kosovës, ndaj kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur Veljko Odaloviç, i njejti gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.
Ajo ka thënë se këtë kallëzim penal është duke e bërë për shkak të dyshimeve se ka kryer disa krime lufte në Kosovë.
“Veljko Odaloviç, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.
Teksa ka kërkuar që ai të jap përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.
“Veljko Odaloviç, duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, thekson ajo.
Më 15 shtator, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ish pjesëtarit të sigurimit Shtetëror të Serbisë për krime lufte në Kosovë, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Po ashtu, edhe më 14 shtator, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13 mijë persona dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1 mijë e 600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përfundon mbrojtja për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka paraqet raport mjekësor
-
E krahasoi Plenkoviç-in me Putin-in, Grliç Radman, Komshiç’it: Deklaratë e papërgjegjshme – je uzurpator i kuotës kroate
-
“Kurti dëshiron të bëhet Zelensky, kam frikë se do të bëhet Aliyev”, thotë Trajkoviç
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së