Shqipëria

Kultivonin lëndë narkotike/ Arrestohen babë e bir


Polica e Fierit ka sekuestruar 3.2 kilogram lëndë narkotike kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli, nga operacioni policor i koduar “Kalldrëmi”.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç (babë e bir), banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore