
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe profesori Muhamedin Kullashi, në një paraqitje televizive në Klan Kosova, ka thënë se dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të Akedemisë së Shkencave dhe Arteve (AShAK) me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka qenë “një artikull personal” i kryetarit të AShAK-ut, Mehmet Kraja.
Ai tha se Kraja nuk e ka pasur kurrë aprovimin e institucionit më të lartë shkencor në Kosovë për të publikur një tekst të tillë, të cilin Kullashi e cilësoi si shumë të dobët dhe jo shkencor.
“Nuk është një punim shkencor. Është një punim i sipërfaqshëm, një punim shumë i dobët. Në anën tjetër shumë pretencioz sepse aty shprehet ambicia të shpjegohet krejt historia e Kosovës dhe shqiptarëve”, tha ai.
Ai tha se 10 anëtarë të AShAK-ut kanë bërë kërkesë për mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm për ta shqyrtuar shkarkimin e kryetarit Kraja për shumë arsye që lidhen me funksionimin dhe problemet e këtij institucioni.
Ndryshe, dokumenti prej 38 faqesh është e kritikuar dhe ka nxitur debat në shoqërinë kosovare për shkak të gjuhës së përdorur në përpjekje për të ofruar një “analizë” të përgjithshme rreth raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve.
Analiza e AShAK-ut është denoncuar si një “pamflet politik” për arsye se shumë nga qëndrimet e shprehura përkojnë me ato të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se teksti nuk bazohet në shkencë por në formulime e botëkuptime nacionaliste.
Gjithashtu, përveç se ka lëshuar akuza të shumta ndaj lidhershipit të kaluar në Kosovë, duke i akuzuar për keqqeverisje, korrupsion e krim, analiza keqinterpreton Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Gjykatën Speciale.
Madje, për më tepër, AShAK-u e ka akuzuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe figurat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se e kanë futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Radojiçiç shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme serbe
-
Togeri i Millosheviç-it, Vuçiç-i po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në, thotë Osmani
-
Lufta në Ukrainë mbron “sovranitetin” e Rusisë, thotë Putin
-
Procesi i regjistrimit të diasporës, Balla: Synimi është krijimi i një regjistri të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit