Stil

Kulla që synon reduktimin e përdorimit të tokës


Archello

Një kullë e re banimi e cila pasqyron një vizion të qëndrueshëm, ky objekt kaq i lartë është bërë për të minimizuar përdorimin e tokës në qytete me dendësi të lartë.

“Oxygen Eco-tower” është një ndërtesë banimi me 75 kate dhe përfshinë 125 mijë e 800 m katror e cila posedon 161 vila brenda saj, secila prej tyre me kopshte private dhe pishina.

Koncepti i këtij pallati është menduar dhe zhvilluar nga modeli i një lule gjeometrike, një formë organike që bëhet realitet falë aktivitetit të një ekipi Italian.

Archello

Gjithashtu, është krijuar për të përmbushur ëndrrat dhe nevojat e njerëzve që do të jetojnë në ato hapësira.

Projekti dallohet për një qasje eko-miqësore, e cila synon në reduktimin e ndotjes, përdorimin e tokës dhe konsumin e energjisë nga burime të pa rinovueshme.

Katër tipologji të ndryshme të vilave përsëriten në sekuencë duke krijuar një efekt të mahnitshëm.

Archello

Ky objekt ka në posedim: dyqane, restorante, biblioteka, kopshte, bar, SPA, fusha tenisi dhe pishina të mëdha, janë pjesë e shërbimeve që do të sigurojnë një cilësi të lartë të jetesës për banorët.

Archello

Kulla e banimit, është projektuar nga studio e arkitekturës, “Progetto CMR” dhe e konceptuar të jetë një ikonë e prodhimit Italian në botë, është një projekt fitues i Mipim Aëards 2015.

Gjatë Ceremonisë së dhënies së Çmimeve në Palais des Festivals, ky projekt është vlerësuar me çmimin “People’s Choice Aëard”, si projekti më i mirë midis 40 objektet nga e gjithë bota, që morën pjesë në konkurs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore