Kuleba publikon foton sesi është bombarduar një ndërtesë banimi: Ndalojeni Rusinë barbare tani!

SHFLETO
Greta Gjinaj
03.03.2022 16:36
Loading Icons...

Ministri i Punëve të Jashtme ukrainase, Dmytro Kuleba, ka vijuar me akuzat ndaj rusëve për krime kundër njerëzimit në sulmet e tyre prej tetë ditësh tashmë.

“Çdo herë kur gënjeshtarët rusë thonë se nuk hedhin bomba në qytetet e Ukrainës, tregoni këtë foto të një ndërtese banimi në Borodyanka, rajoni i Kievit”, shkruan Kuleba në median sociale Twitter.

Më tej, ai shtoi se, “rusët bombarduan qytetin për dy ditë, duke vrarë shumë civilë”.

“Ndaloni Rusinë barbare tani. Mbyll qiellin e Ukrainës. Vepro Tani!”, përmbyllet postimi i tij.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU