Lajme

Kuleba: Italia do të mbështesë ndalimin e Rusisë nga SWIFT


Edhe Italia do të mbështesë ndalimin e Rusisë nga SWIFT.

Ky është lajmi më i fundit që zbulon ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Gjatë një telefonate me homologun e tij italian, Luigi di Maio ai ka marrë përgjigje pozitive sa i takon këtij sanksionimi.

Kuleba do u bënte thirrje të premten e 25 shkurtit, liderëve evropianë që të ndalojnë Rusinë nga Rrjeti i Sigurisë së Lartë, SWIFT.

Kjo e fundit lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

Çfarë është SWIFT?

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11 mijë institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa.

Pa asnjë alternativë të pranuar globalisht, është një hidraulik thelbësor për financat globale.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore