Sport

Kukësi merr fitoren e parë në Superiore


Skuadra e Kukësit ka arritur fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore. Verilindorët mundën 1-0 Skënderbeun në Korçë.

Të besuarit e Stavri Nicës u mjaftuan me super golin e Endri Reçit për të dal me tri pikë të plota nga Korça.

Pas pesë javësh, ku në katër të parat nuk kishin marr asnjë pikë, kuksianët tashmë rrëmbejnë tre pikët edhe pse qëndrojnë në fund të renditjes së Superiore. Po 3 pikë ka edhe Dinamo City, por ka triumfuan në ndeshje direkte ndaj verilindorëve.

Në krahun tjetër, Skënderbeu, i cili e nisi mirë kampionatin me dy fitore, ka marrë humbjen e tretë radhazi. Ata renditen në vendin e shtatë me 6 pikë.

Më herët, këtë të shtunë, Egnatia mundi 2-1 Laçin. Aktualisht po zhvillohet sfida mes Vllaznisë dhe Teutës (0-0).

Superiorja do të kthehet në fushë në mesjavë me takimet:

Erzeni – Skënderbeu;

Vllaznia – Egnatia;

Teuta – Kukësi;

Laçi – Dinamo;

Partizani – Tirana e shtyrë.

Derbi Partizani – Tirana është shtyrë për në datën 19 tetor, pasi kombëtarja kuqezi të përfundoi ndeshjet dhe stadiumi “Air Albania” të jetë gati për të pritur një sfidë tjetër të madhe mes klubeve të kryeqytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore