Përballje

Kukësi befason Tiranën, Bylisi fiton në frymën e fundit kundër Kastriotit


Dy ndeshjet e Abissnet Superiore ishin interesante dhe me befasi.

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës përfundoi me fitoren e befasishme të këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi shënimi që nuk i shfrytëzuan.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në pjesën e parë, në minutën e 35-të, me anë të Oppong.

Më pas, goli i dytë u shënua në minutën e 58-të, me anë të Bytyçit, i cili dyfishoi epërsinë për Kukësin.

Momentalisht, Tirana radhitet në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Kukësi janë në vendin e tetë me 22 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja tjetër e së dielës mes Bylisit dhe Kastriotit përfundoi me fitoren e vonshme të këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Gjithçka ishte e barabartë mes dy skuadrave, deri në minutat e fundit te ndeshjes, ku Bylisi arritën të gjejnë golin e fitores me anë të Doi.

Tani më, me këtë fitore Bylisi doli nga zona e rrezikut, të cilët radhiten në pozitën e shtatë me 23 pikë, ndërsa Kastrioti janë në vendin e fundit me 19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore