Pica është një ushqim i preferuar për shumë njerëz. Disa zgjedhin ta porosisin të gatshme nga piceritë, restorantet, disa zgjedhin rrugën tjetër, duke e përgatitur vetë.
Nëse je i apasionuar pas gatimit, por edhe në qoftë se ke dëshirë të provosh të gatuash picën vetë, atëherë janë disa gjëra që duhen pasur gjithmonë parasysh.
Në momentin që përgatisni vetë brumin e picës, një nga gabimet më të zakonshme është që nuk e lini brumin mënjanë për të “pushuar”.
Kurrë mos e shtrini brumin me okllai. Bëni atë me duart tuaja. Nëse brumi “tërhiqet” pasi ta hapni, kjo do të thotë që duhet ta lini të pushojë pak më shumë në temperaturën e dhomës.
Mos vendosni mbi brumë salca domatesh të gatshme, të blera. Bëni vetë. Merrni lëng domate, kripë sipas dëshirës, shtoni pak borzilok ose rigon dhe lyeni brumin.
Duhet pasur kujdes me përbërësit në picë. Nuk duhet tepruar. Nëse vendosni proshutë, për shembull, kini kujdes të mos shtoni përbërës të tjerë të kripur që mund ta bëjnë picën shumë të kripur dhe të pangrënshme.
Furra e pa nxehur mirë është një tjetër gabim kur piqni pica. Për ushqimet e tjera, duhet të keni kujdes që të mos nxehni furrën, por nuk ndodh kështu me picën.
Disa detaje të vogla, por që bëjnë diferencën për një picë të shijshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës