Sport

Kufiri i pagave në La Liga: Real Madrid në kryre, Barcelona dhe Atletico e ndjekin


La Liga njoftoi të premten e 9 shtatorit, Kufirin e Kostos së Skuadrës Sportive (LCPD), ose kufiri i përgjithshëm i pagave për klubet e ligës më të mirë spanjolle dhe La Liga Smartbank.

Real Madrid vazhdon të jetë skuadra me kufirin më të lartë të pagave në La Liga nga 683 milionë euro në 739.1 milionë.

“Blancos” ndiqen nga rivalët e Barcelona-s, të cilët kalojnë nga -144 milionë në merkaton e kaluar të dimrit në 656 milionë.

Skuadra katalanase ka ripërshtatur kufirin e pagave pas një vere të karakterizuar nga aktivizimi i levave të ndryshme financiare.

Vendi i tretë shkon për Atletico. “Colchoneros” shkojnë nga 161 milionë në 341 milionë dhe rikuperojnë pozicionin e tyre në podium kundër Sevilla-s. Klubi andaluzian, nga ana e tij, mbetet në 199 milionë euro.

Elche dhe Girona, të dyja me paga më pak se 43 milionë euro, janë dy skuadrat me kufirin më të ulët.

Si llogaritet kufiri i pagave 2022-23?

Për të llogaritur LCPD, merren parasysh të ardhurat e vlerësuara të çdo klubi, duke përfshirë kontratat komerciale, biletat e sezonit, të drejtat televizvie, shitjet e lojtarëve, si dhe të ardhurat nga Champions League.

Këto të ardhura mbulojnë shpenzimet ekstra sportive, pagesat e borxheve, si dhe humbjet e bartura nga sezoni i kaluar. Pjesa e të ardhurave që mbetet është Kufiri i Kostos së Skuadrës Sportive, pra çfarë mund të shpenzojë klubi për skuadrën e tij.

Një klub gjithashtu mund të rrisë kufirin e pagave me një rritje kapitali. Vetëm 80%, 65% ose 50% e kësaj rritjeje mund të përdoret për transferime, në varësi të situatës financiare të çdo klubi dhe nuk mund të zgjatet më shumë se 25% e xhiros.

Kufiri i pagave 2022-23:

Real Madrid: 739 milionë euro

Barcelona: 656 milionë euro

Atletico Madrid: 341 milionë euro

Sevilla: 199 milionë euro

Villarreal: 151 milionë euro

Real Sociedad: 134 milionë euro

Athletic Bilbao: 127 milionë euro

Real Betis: 97 milionë euro

Valencia: 76 milionë euro

Espanyol: 73 milionë euro

Getafe: 69 milionë euro

Celta Vigo: 64 milionë euro

Osasuna: 52 milionë euro

Almeria: 51 milionë euro

Rayo Vallecano: 50 milionë euro

Mallorca: 50 milionë euro

Valladolid: 47 milionë euro

Cadiz: 46 milionë euro

Girona: 43 milionë euro

Elche: 43 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore