
Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, e komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk kanë bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë.
Ajo u shpreh se kryeministri Kurti ka gënjyer me gjakftohtësi kur tha se nuk është bërë koalicion kundër Kastratit.
“Gjakftohtësia e Kurtit kur thotë një gënjeshtër për koalicionin në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta. Ky nuk është thjeshtë mashtrues”, ka shkruar ajo në Facebook, duke e bashkangjitur dhe videon e kryeministrit në të cilën kishte bërë deklaratën.

Sipas saj, qëllimi i kryeministrit është krijimi i një realiteti të ri.
“Ky dëshiron të krijoj realitet të ri. Albin Kurti është një rrezik për shoqërinë”, u shpreh Kuçi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë u mbajt me 14 nëntor të dielën.
Në komunën e Kamenicës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj doli fitues në garë kundër Qëndron Kastratit nga radhët e Partisë Socialdemokrate.
Rahimaj morri 8 mijë e 40 vota ose 53,11 për qind, ndërsa Kastrati arriti të marrë 7 mijë e 98 vota ose 46,89 për qind.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!