Sport

Kualifikueset/ Suedia kalon lehtësisht Kosovën


Nuk ka surpriza në ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Vendasit kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Suedia priti Kosovën në “Friends Arena” në Solna. Një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë i dhanë tri pikët suedezëve, që tashmë e shikojnë veten në vendin e dytë të Grupit B, një pikë më pak se Spanja kryesuese. Por, kanë edhe një ndeshje më pak.

Në pjesën e parë Suedia kaloi në avantazh me anë të Emil Forsberg-ut. Lojtari i RB Leipzig-ut shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Penalltia u akordua pas nderhyrjës së VAR, për prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë nga Florent Hadërgjonaj.

Në pjesën e dytë, fillimisht shënoi Alexander Isak-u. Sulmuesi i Real Sociedad-it shënoi një gol të bukur nga jashtë zone. Më pas do të vinte edhe goli i tretë nga Robin Quiason. I sapofuturi në fushë, vulos shifrat në 3-0.

https://twitter.com/SwedeStats/status/1446890328016007169?s=20

Renditja e Grupit B:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore