Jetesë & Stil

Kthimi në punë pas COVID-19


Disa kompani janë në ankth për t’i kthyer punëtorët në tryezat e tyre. Por në të njëjtën kohë, dëshira e punonjësve po rritet për një lloj të ri të së ardhmes së punës.

Ndërkohë po jepen propozime ku i jepet punonjësve më shumë fleksibilitet.

Disa ekspertë të punës dhe produktivitetit po propozojnë që të eksperimentojnë nocionin e punës pesë ditë. Ndryshe themi vendosjen e orëve standarde dhe vendeve të punës.

Nëse kompanitë dhe punëtorët grumbullohen rreth këtyre ideve të mëdha, ata do të krijojnë një botë pune që duket shumë ndryshe nga sa ishte një vit më parë.

Punonjësit e kanë vlerësuar fleksibilitetin e përjetuar gjatë pandemisë dhe dëshirojnë më shumë për të në të ardhmen,” thotë Ashley Whillans, një profesor asistent në negociata, organizata dhe tregje në Harvard Business School.

Zgjidhja e orareve të punës

Megjithëse ajo pret që punëdhënësit të kërkojnë ende pesë ditë punë, zakonisht në një orar të hënën deri të premten. Çelësi i modelit 3-2-2 është aftësimi i punonjësve për të zgjedhur mënyrën se si do të punojnë do të ishte ideal në këtë periudhë.

“Miratimi i saktë i fleksibilitetit do të përfshijë ndërmarrjet duke marrë parasysh faktorë si rreziqet e sigurisë Covid, preferencat e punonjësve dhe një diskutim se cilat lloje të aktiviteteve do të përfitonin nga disa ndërveprime personale”, thotë ajo.

Whillans shton se modeli 3-2-2 do të dukej ndryshe në organizata të ndryshme. Kryesisht brenda ndërmarrjeve më të mëdha në të cilat koordinimi i shumë punëtorëve në të njëjtën kohë mund të ishte më i ndërlikuar.

Por çështja mbetet e njëjtë. Të respektohen preferencat e punëtorëve duke mbajtur në kulm bashkëpunimin dhe produktivitetin.

Një arsye është se marrëdhënia jonë me produktivitetin ka evoluar në një mënyrë të papritur. Shumë po zbulojnë se ndërsa punonin në distancë ata kishin qenë më efikasë. Sipas tyre nuk u duheshin pesë ditë të plota për të kryer punën e tyre.

Një sondazh nga faqja e punës në SHBA, FlexJobs, tregoi se 51% e të anketuarve raportuan të ishin më produktivë në shtëpi.

Ashtu si shumë elementë të jetës sonë të përditshme, përgjigja është ende në ajër. Por midis pyetjeve, një gjë duket e sigurt, mënyra se si punojmë nuk do të jetë kurrë e njëjtë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore