
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka sqaruar për Albanian Post, largimin e përkohshëm të flamurit të Kosovës nga objekti i Komunës së Zubin Potokut.
Në një video që qarkullonte, policia hiqte flamurin nga vendi ku ishte vendosur, por Zeqiri ka treguar se kjo ndodhi vetëm sa për ta vendosur në një vend tjetër, më lartë në ndërtesë.
“Nuk është hequr, por vetëm është zhvendosur në një pozitë më lartë, për shkak se ka qenë shumë ulët”, tha Zeiqiri, i cili vetë nuk është në komunë, sepse pas takimit me ambasadorin amerikan, ka vendosur të punojë nga zyra e Ministrisë për Komunitete që gjendet në Zubin Potok.
Në protestën e nisur një ditë më parë në tri komunat veriore të Kosovës, nga qytetarët serbë të cilët nuk po lejojnë kryetarët e rinj të zgjedhur në procesin e jashtëzakonshëm zgjedhorë të 23 prillit, të hyjnë në objektet e komunave për të kryer zyrtarisht detyrën e kryetarit, pati shumë tensione.
Për dallim nga Zubin Potoku e Lepozaviqi, në Zveçan, protestuesit ishin më të dhunshëm.
Ata u përleshën me forcat e KFOR-it të cilët po ruanin hyrjen e objektit të komunës, për të mos lënë protestuesit të depërtonin brenda.
Sipas komunikatës për medie nga KFOR-i, 30 ushtarë të këtij misioni ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë, u lënduan nga mjetet e forta të cilat hidheshin mbi ta, tre prej të cilëve janë plagosur me armë zjarri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Fitore për Andrew Tate, gjykata vendos se ai mund të lëvizë lirisht brenda Rumanisë
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin