Kosova

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi riinfektohet me COVID-19


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social të tij në Facebook, ka njoftuar se është infektuar përsëri me Covid-19.

Ai ka thënë se ditë më parë familjaret e tij kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Pas ritestimit të tretë, edhe unë sot kam rezultuar pozitiv”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se deri më tani ka vetëm simptoma të lehta, “njëjtë si Meliza dhe fëmijët”.

Lideri i PDK-së ka thënë se do të mbetet në izolim në ditët vijuese dhe se do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Krasniqi ka treguar se në vjeshtën e vitit 2020 kishte kaluar COVID-19, ndërkohë që është vaksinuar me dy doza kundër pandemisë.

“Ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po përballem edhe me infektimin e dytë nga ky koronavirus”.

Në fund të postimit, i pari i PDK-së ka ftuar të gjithë që të kenë kujdes për veten dhe njeri-tjetrin, sidomos “tash kur jemi në valën e re të shpërndarjes së variantit Omicron të Covid-19”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore