Kryetari i partisë austriake FPO: Kosova, shtet i “dështuar”

SHFLETO

Herbert Kickl

 

Dreni Himbeqa
30.01.2022 13:39
Loading Icons...

Për liderin e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) -parti i ekstremit të djathtë me orientim nacional-konservativ –  Herbert Kickl, Kosova, më shumë duket si një shtet i “dështuar” se sa një shtet sovran, kjo për vet faktin se një mision ushtarakë ndërkombëtar – në këtë rast KFOR – është i vendosur në Kosovë për të ruajtur sigurinë dhe për të parandaluar dhunën.

“Krimi i organizuar dhe rrjetet islamike në Kosovë janë një shqetësim i veçantë”, ka thënë Kickl në një intervistë për portalin serb, Republika.

I pyetur për deklaratat e paraardhësit të tij, Heinz Christian Strache, se nëse ky i fundit do të zgjidhej në krye të Austrisë do të punonte për tërheqjen e njohjes austriake të pavarësisë së Kosovës, Kickl ka potencuar se shefi i delegacionit të FPO-së në Parlamentin Evropian, Harald Vilimski ishte në Beograd në tetor të vitit 2021 dhe pati bisedime intensive me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas Kickl, Serbia, është njëra ndër vendet më të rëndësishëm evropian dhe një faktor i stabilitetit në rajon, e cila ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me fatin e Austrisë.