Përballje

Kryesuesit në aksion në Bundesligë


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë pritet të jenë interesante, ku do të luhen pesë ndeshje nga ora 15:30 dhe një duel në ora 18:30.

Bayern Munich vinë nga një fitore e madhe përballë Barcelonës, dhe tani do përballen me Mainz-in për tre pikë të rëndësishme.

Në pesë ndeshjet e fundit, Bayern ka katër fitore dhe një humbje, ndërsa Mainz ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Mainz do kërkojnë fitoren për të kaluar në pozitën e gjashtë, e cila e kualifikon në Europa League.

Bayern në anën tjetër, prijnë me pozitën e parë në Bundesligë me 34 pikë.

Rivalët e Bayern, Borussia Dortmund do të luajn në të njëjtën kohë përballë Bochum.

Në pesë ndeshjet e fundit të Dortmund, ata kanë fituar tre ndeshje dhe kanë humbur dy, ku një nga humbjet ishte përballë Bayern-it.

Bochum në anën tjetër, po kalon një formë të ngjajshme me Dortmund, ku edhe ata kanë tre fitore e dy humbje.

Momentalisht, Dortmund radhiten në pozitën e dytë me 30 pikë.

Kurse Bochum janë në vendin e 10-të me 19 pikë.

Ndeshjet e tjera që do luhen gjatë të shtunës në Bundesligë janë:

15:30 Freiburg – Hoffenheim

15:30 Hertha Berlin – Arminia Bielefeld

15:30 RB Leipzig – Borussia Monchengladbach

18:30 Wolfsburg – Stuttgart

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore