Komuna e Gjilanit ka njoftuar se seanca e radhës ku pritet të votohet për kryesuesin e Kuvendit Komunal do të mbahet të premten e 7 janarit. Ky njoftim ka ardhur disa orë pas një njoftimit se është anuluar seanca për zgjedhjen e kryesuesit.
“Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për datën 7 janar 2022 (e premte)”.
“Seanca mbahet sipas rendit të njëjtë të punës dhe fillon në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e ri të Komunës së Gjilanit.
Mungesa e marrëveshjes politike në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera opozitare ka bërë që të shtyhet seanca e paraparë të mbahet për të mërkurën.
Sipas ligjeve në fuqi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjilanit duhet të zgjidhet më së largu deri më datën 9 janar.
Prishtinë: Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal
Ndërsa të mërkurën në kryeqytet është zgjedhur Fehmi Kupina nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryesues i Kuvendit Komunal.
Ai pasi ka marrë 25 vota nga 51 asamblistë sa ka Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Fehmi Kupina nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë kryesues, pasi ka marrë 25 vota nga 51 asamblistë sa ka Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Zgjedhja e tij u bë e mundshme vetëm pasi që LDK arriti të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për kryeqytetin.
Kupina, pos 14 votave të LDK-së, ka marrë edhe nëntë nga asamblistët e PDK-së dhe nga një të Nismës e Lëvizjes për Bashkim.
Në dy raundet e para kërkohej shumica e thjesht nga 51 asamblistë sa janë gjithsejtë, porse nuk është arritur, derisa për raundin e tretë mjaftonin 25 vota, pasi duhej vetëm shumica e atyre që marrin pjesë në votim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë
-
Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike të sportit
-
Në Veri shfaqen fotografi me mbishkrime në mbështetje të terroristëve të Banjës
Lajmet kryesore
-
Socialistët nuk dërguan në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE: Një hap, jo në drejtimin e duhur
-
Shqipëria do të ketë një zyrë ndërlidhjeje për tregtinë me Izraelin
-
Hallet e Olaf Scholz
-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator