Lajme

“Kryeministri është në pushim 365 ditë”, PSD-ja me aksion para Qeverisë


Aksioni i PSD-së.

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni para Qeverisë së Kosovës për 1 majin ditën e Punëtorëve, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për mospunën e tij për të realizuar kërkesat dhe për t’i plotësuar kushtet e punëtorëve në sektorin privat.

Sipas PSD-së, kryeministri është në pushim që nga marrja e mandatit të tij.

Donjeta Demolli, nga PSD-ja deklaroi se në këtë formë kanë zgjedhur ta arsyetojnë edhe qasjen e kryeministrit ndaj punëtorëve.

“Mjekët e infermierët punojnë në spitale ku pikë tavani, e rojet e sigurisë punojnë në kabina 1 metër katrorë edhe në të ftohurit më të madhë. Sot kryeministri është në pushim dhe jo vetëm sot, jo vetëm kur është i sëmurë, jo vetëm në fundjavë, jo vetëm në festa zyrtare po 365 ditë në vjet”.

Aksioni i PSD-së.

“Për këtë arsyeje ne sot e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve është vetëm ‘qejf, pushim e rahati’ është shumë e qartë që kryeministri nuk është duke punuar për punëtorët”, tha Demolli në një deklaratë para mediave.

Teksa, sipas saj tash e një dekadë vazhdojnë të mbesin kërkesat e ngjashme të punëtorëve në Kosovë, derisa për realizimin e tyre nuk bëhet asgjë.

“Në ditën e punëtorit, në ditë që ka filluar të shënohet para një shekulli e ne në Kosovë ato kërkesa që kanë filluar të kërkohen para një shekulli vazhdojmë akoma t’i kërkojmë”.

“Në Zyrën e Kryeministrit sot mirëmbajtësja e saj paguhet vetëm 175 euro, punëtorët e supermarketave nuk pushojnë as në festa, e as në fundjave e nuk kanë guximin të kërkojnë pushim as kur janë të sëmurë”.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës.

Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Lufta kishte prodhuar largimin më të madh të shqiptarëve nga Kosova. Atëherë më shumë se opsion ishte detyrim.

Paslufta ktheu njerëzit, por jo edhe dëshirën për të qëndruar. Problemet e shumta i panë kosovarët duke provuar alternativa nga më të ndryshmet për të lënë vendin.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Të njëjtat arsyetime vazhdojnë edhe sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore