Shqipëria

Kryemadhi shpalos programin për bujqësinë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, premtoi rreth 200 milionë euro investime në vit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Deklarata erdhi të martën pas postimit të një video të Kryemadhit në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Sipas kryetares së LSI-së, ky investim do të ulë kostot e imputeve bujqësore dhe të naftës.

Programi për bujqësinë, synon mbështetje direkte për çdo frymë bagëtie të fermerëve, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen me produkte shqiptare, jo të importuara.

“Do të vendosim TVSH-në 0 % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të hanë më mirë e më lirë”.

Monika Kryemadhi premtoi hapjen e qindra vendeve të punës në indusrinë e ushqimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore