Shqipëria

Kryemadhi: Do kandidoj nё Fier dhe Elbasan


Kryetarja e Partisё Lёvizja Socialiste Pёr Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka deklaruar se do tё kandidojё pёr deputete nё qarkun e Elbasanit dhe Fierit.

“Do kandidoj në Fier dhe Elbasan si kryetare e LSI. Kodi i Edi Ramës e favorizoi LSI-në për të krijuar më shumë hapësirë për gratë dhe vajzat”

Nuk pёrjashtoi gjithashtu mundёsinё se mund tё jetё kandidate dhe nё listat e Tiranёs dhe Durrёsit.

“Nuk e kam menduar akoma për momentin, ka kohë deri atëherë dhe për Tiranën dhe Durrësin sepse kodi i ri zgjedhor ia krijon shansin kryetarëve të partive që të votohen në 4 qarqe”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi pohoi se nuk sheh njё bashkim tё mundshёm me Partinё Socialiste(PS). Sipas saj kjo pёr shkak tё mospёrputhjes me vlerat e partisё, me theks veçanёrisht tek taksat mё tё larta tek tё varfёrit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore