Kryemadhi beson se opozita ka 85 deri në 90 mandate

SHFLETO
Ardit Lipa
25.04.2021 20:27
Loading Icons...

Në orën 19:00 u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pak minuta pas përfundimit zyrtar të votimeve, doli në një deklaratë për mediat.

Ajo kërkoi që, asnjë ndjenjë euforie, të mos i kap të gjithë komisionarët e LSI-së dhe ata të opozitës.

“Të gjitha strukturat të bëhen gati, që procesi të shkojë si duhet deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë është ajo që e dërgon Shqipërinë drejt Evropës”.

“Opozita e bashkuar ka nga 85 deri në 90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe LSI-ja ka nga 28 deri 30 mandate”.

Kryetarja e LSI-së është shprehur mosbesuese ndaj Exit Poll-eve.

Ajo e mbylli fjalinë, duke thënë që “Shqiptarët dhe opozita janë më evropian se Evropa”.