Kriza e Venezuelës: Mbështetësit e Maduro-s marrin kontrollin e parlamentit

SHFLETO
Gerta Zaimi
06.01.2021 16:49
Loading Icons...

Në Venezuelë, një Asamble e re Kombëtare është betuar.

Kjo asamble dominohet nga ligjvënësit e Partisë së Bashkuar Socialiste (PSUV) të Presidentit Nicolás Maduro.

Asambleja Kombëtare kishte qenë i vetmi institucion i madh që nuk kontrollohej nga PSUV-ja.

Koalicioni i udhëhequr nga partia e Maduro-s fitoi 256 nga 277 vende në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.

Këto zgjedhje u bojkotuan nga shumica e kandidatëve të opozitës.

Opozita e ka hedhur poshtë rezultatin.

Kreu i opozitës, Juan Guaidó, bëri ceremoninë e tij të betimit për deputetë nga kongresi i vjetër.

Ai njoftoi në 26 dhjetor se asambleja e vjetër do të vazhdonte mbledhjet dhe ligjvëniet.

Problematika me presidencën

Venezuela po kalon një krizë politike.

Kriza filloi në janar 2019, kur Guaidó deklaroi veten president të përkohshëm me mbështetjen e organit legjislativ të kontrolluar nga opozita.

Ai argumentoi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 nuk ishin të vlefshme pasi shumë politikanë të opozitës ishin burgosur ose ndaluar të kandidonin.

Guaidó përdori një klauzolë në kushtetutë, e cila thotë se në raste të tilla udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare (në këtë rast, ai) bëhet president i përkohshëm.

Ai u njoh si udhëheqësi legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë shtete të Amerikës Latine.

Maduro mbeti në kontroll të forcave të sigurisë, autoriteteve zgjedhore dhe pjesës më të madhe të gjyqësorit.

Ai gjithashtu ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Pavarësisht përpjekjeve të Guaidó-s për të kthyer forcat e sigurisë si mbështetëse të tij, Maduro vazhdon akoma të jetë në fuqi.

Problematika me parlamentin

Sipas kushtetutës së Venezuelës, qeveria ka nevojë për miratimin e asamblesë për të ratifikuar traktatet ndërkombëtare dhe për të nënshkruar kontrata të mëdha me kompani të huaja.

Rifitimi i kontrollit të Asamblesë Kombëtare ishte përparësia kryesore e qeverisë së Maduro-s.

Shumica e opozitës vendosi të bojkotojë zgjedhjet legjislative në 6 dhjetor.

Asambleja Kombëtare e kontrolluar nga opozita votoi për të zgjatur periudhën e saj legjislative.

Të martën ata gjithashtu mbajtën një ceremoni betimi, në të cilin Guaidó u zgjodh kryetar./AlbanianPost.com