Lajme

Kritikat e Kurtit ndaj Lajçak-ut ishin për t’ua marrë zemrat militantëve, thotë Tahiri   


Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Për Ish-kryenegociatoren e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është dashur t’i drejtorë kritikat të deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak-ut publikisht, por një gjë të tillë t’ia thotë në takim të mbyllur.

Kurti akuzoi Lajçak-un si të anshëm në dialog, ia mbanë anën Serbisë dhe mban gjëra të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së.

Për diplomatin kosovare, kritikat e Kurtit ndaj Lajçak-ut nëpër konferenca për media u bënë për t’ua marrë zemrat militantëve, të cilët, siç i quajti ajo, janë verbuar dhe nuk e shohin që është bërë marrëveshje pa njohje.

“Kjo ishte krejt populizëm, me ua marrë zemrat këtyre që janë verbu, që nuk shohin që është bërë marrëveshje pa njohje dhe nuk e gjen një njeri të VV-së që e pranon që ka pas dështim të madh. Në këtë situatë Kurti duhet të rivlerësojë ecjet e veta, fundja, ai mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin. Kosova po dëmtohet, për këtë duhet të mendoj, por nuk po e shoh që ka prirje, prandaj po kërkoj unitet, së paku në këtë fazë”, ka thënë Tahiri në një intervistë për Tëvë1.

Qeveria e Kosovës ka bërë përgjegjës për dështimin e raundit të ri të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin BE-së diplomatin sllovak, i cili, sipas autoriteteve kosovare, javën e fundit e ka “mbushur kupën” me pocizionimin e tij në favor të Serbisë e kundër Kosovës.

Edita Tahiri

E për këtë është i bindur kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili, në një konferencë për media në Prishtinë, flirtoi me teorinë e konspiracionit dhe komplotit.

Ai ka thënë se ekziston një skenar, i hartuar nga diplomati sllovak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të dëmtuar të ardhmen e Kosovës në procesin e mëtejmë të dialogut.

BE-ja megjithatë i ka konsideruar “akuza të pabaza” pretendimet e autoriteteve kosovare për njëanshmërinë e Lajçak-ut, ndërsa bashkësia e organizuar ndërkombëtare ka bërë me dije se pavarësisht këtyre “akuzave të pabaza”, terreni i kërkimit të madh për “shkakun e vetëm” dhe “formulën e zgjidhjes” vazhdon të mbetet Brukseli.

Presidentja Osmani ndërkohë ka filluar të marrë një rol më aktiv në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, posaçërisht në një kohë kur marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesës tjetër të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare janë në gradën e fundit për shkak të degjenerimit të bashkëveprimit diplomatik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore