
Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani ka folur pas ndeshjes që Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe, por mundi të kualifikohej si kokë grupi për në Euro 2024.
“Kur ekipet lozin 5:4:1 ose 4:5:1 është e vështirë ta fusim topin aty brenda, pastaj…është normale që humbasim shumë topa se do ta fusim aty brenda sepse po kaloi aty mund të jetë rast për gol por ka forcuar shumë lojën brenda dhe kam gabuar shumë topa, e di, por rëndësi ka që e morëm këtë pikë për vendin e parë dhe duhet punuar shumë, akoma më shumë”, tha lojtari i Inter-it në Serie A.
“Unë e kam pak bezdi që kemi barazuar në këto dy ndeshje se luaj sa herë për të fituar, por ç’të bëjmë? Shkuam në Evropian, jemi të lumtur dhe është mirë edhe barazimi”.
“Unë nuk dua asnjë në grup, por jam i lumtur edhe për Italinë (që u kualifikua) sepse kam shkuar që dy vjeç në Itali dhe kam shumë shokë që luajnë për Italinë dhe e meritojnë edhe ata”, u shpreh Asllani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Talat Xhaferi do të jetë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga 28 janari