Jetesë & Stil

Kristen Stewart, ‘kryefjala’ e Festivalit të Filmit në Venezia


“The Power of the Dog” e Jane Campion, “Parallel Mothers” e Pedro Almodovar dhe Kristen Stewart si Lady Diana në “Spencer” janë ndër titujt që garojnë për çmimin kryesor në Festivalin e filmit të Venezia-s të këtij viti, i cili zhvillohet nga data 1 deri më 11 shtator.

Festivali më i vjetër i filmit në botë, i konsideruar si një vitrinë për ata që pretendojnë çmimin Oskar, shpreson të mirëpresë të famshmit e Hollywood-it këtë vit pas një edicioni të përshkallëzuar të vitit 2020.

Regjisori nga Zelanda e Re, Campion, i njohur për “The Piano”, do të paraqesë dramën e tij.

Në qendër të saj është Benedict Cumberbatch, aktor protagonist, në rolin e një pronari sadist të një ferme. Ai njihet me një vejushe të re, interpretuar nga Kirsten Dunst, në Montanën e viteve 1920.

Një prodhim i Netflix, “The power of the Dog” ishte menduar të shfaqej jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Kanë, por Campion zgjodhi Venezia-n.

Ndryshe nga festivali francez, ky nuk kërkon një shfaqje teatrale për filmat që garojnë për çmimin e madh.

Almodovar i Spanjës ribashkohet me aktoren e tij të preferuar, Penelope Cruz, në “Parallel mothers”, ndërsa “Spencer”, nga regjisori kilian Pablo Larrain, përqendron filmin në një fundjavë në fillim të viteve 1990, kur Diana vendosi të ndahej nga Princi Charles.

Këto janë në mesin e 21 filmave, të cilët garojnë për çmimin kryesor, që përfshijnë edhe debutimin e Maggie Gyllenhaal si regjisore e “The Lost Daughter”, bazuar në romanin e shkrimtares Elena Ferrante.

Po ashtu edhe “The Hand of God” nga Paolo Sorrentino – një nga pesë titujt italianë që kërkojnë të marrin çmimin e artë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore