Krimi qё tronditi Greqinё, piloti 32-vjeçar pranon vrasjen

SHFLETO
Marinela Foti
17.06.2021 21:56
Loading Icons...

Piloti 32-vjeçar pranoi më në fund vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare në Glyka Nera.

Natën e 11 majit kemi pasur një debat tjetër. Ajo më nxori nga shtrati. Duke u larguar e pashё qё vendosi foshnjёn nё djep.

U mjegullova dhe ndërsa ajo bërtiste ia mbylla gojën me duart e mia.

Kur kuptova që kishte vdekur, po shihja se si ta mbuloja.

Nuk kam pasur bashkëpunëtor. Gjithçka e kam bërë vetë dhe jam munduar ta bëj sa mё të besueshme

Këto ishin rrëfimet e pilotit 32-vjeçar, rrёfejnё mediat greke.

Vrasësi pranoi se po gënjente për atë që ndodhi brenda vilёs nё “Glyka Nera” dhe se ishte ai që vrau Caroline-n 20-vjeçare.

Piloti do të dërgohet nesër në prokurori pёr tё marrё gjykimin pёr krimin e bёrё.

Çfarё ka ndodhur

Provat treguan se Caroline, 20 vjeç, u vra nga burri i saj Charalambos Anagnostopoulos, sipas informacioneve tё mediave greke.

Fajësia e pilotit 32-vjeçar erdhi pas hetimeve të kameras, celularëve të çiftit edhe orës së nёnёs 20-vjeçare, që tregoi kohën reale të vdekjes.

Policia thotë se, gjatë kontrolleve në telefonin e Caroline-s, janë gjetur mesazhe që kishte shkëmbyer me bashkëshortin.

“Në mesazhet që i dërgonin njëri-tjetrit pak para vrasjes, u pikas fjala ‘budalla!’. Nga mёnyra e tё shkruarit krijohet pёrshtypja se çifti po grindej”, raportojnё mediat greke.

Para momentit tё ngjarjes, viktima ndodhej nё papafingo, ndёrsa bashkёshorti i saj nё katin pёrdhe.

Gjurmët te bashkëshorti

Hetimet e policisё greke mbi vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch nё Glyka Nera, Athinё, zbuluan një siguracion jete prej 1 milion euro, që kjo e fundit kishte bërë.

Skenari hodhi vёmendjen te bashkёshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos.

Hetuesit e specifikuan ngjarjen si “njё rast tё vёshtirё”, pёr shkak tё mungesёs sё gjurmёve tё grabitёsve.

Po ashtu, njё kabёll u gjet brenda banesёs, i cili sipas hetuesve ka qenё i fshehur pёr njё kohё tё gjatё nё magazinё.

Policia arriti të sigurojë një skicë të fytyrave të personave që dyshohej se vranë 20-vjeçaren.

Raporti mjeko-ligjor tregoi se shkaku i vdekjes së 20-vjeçares ishte mbytja. Sipas hetimeve paraprake mendohej se grabitësit hynë në banesën e saj dhe e mbytën të renë me duar.