Lajme

Krijohen modele ‘të plota’ të embrioneve njerëzore nga qelizat staminale në laborator


Studiuesit kanë krijuar modele “të plota” të embrioneve njerëzore nga qelizat burimore në laborator duke rritur jashtë mitrës.

Diçka kjo, që hap rrugën për përparime në fertilitet, testime farmaceutike dhe transplante.

Topat e vegjël të indeve u bënë duke kombinuar qelizat burimore që u sistemuan në struktura që imitojnë organizimin 3D të të gjitha tipareve të njohura që gjenden në embrionet njerëzore nga një deri në dy javë.

“Ky është modeli i parë i embrionit që ka organizim strukturor të ndarjes dhe ngjashmëri morfologjike me një embrion njerëzor në ditën e 14-të”, ka thënë profesor Jacob Hanna.

Në dy javë, topat e qelizave ishin rreth gjysmë milimetri të gjerë.

Teksa strukturat e vogla nuk janë identike me embrionet njerëzore, studiuesit shpresojnë se ato së shpejti do të jenë mjaft të mira për të ndihmuar në hedhjen e dritës mbi misteret e fazave më të hershme të zhvillimit njerëzor dhe shkaqet e panjohura deri më tani të abortit.

Kuptimi i zhvillimit të embrionit – veçanërisht nga dy javë në mitër – është vetëm një fushë ku shkencëtarët shohin embrionet model që kanë një ndikim.

Një tjetër skenar që Hanna parashikon është krijimi i embrioneve model nga qelizat e lëkurës së pacientëve të sëmurë. Nëse embrionet model i rrit për një muaj apo më shumë, sipas tij, ata do të fillojnë të zhvillojnë organe që mund të përdoren si burim qelizash për t’u transplantuar te pacientët.

Para se të rritnin një embrion model për indet e donatorëve, shkencëtarët ndryshojnë gjenetikën e tij për të siguruar që ai të mos zhvillojë një tru ose sistem nervor.

Një aplikim tjetër që shkencëtarët kanë në mendje është përdorimi i embrioneve model për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të ilaçeve në embrionet e vërteta njerëzore.

Meqenëse gratë shtatzëna shpesh përjashtohen nga provat klinike, mjekët janë në errësirë për efektet anësore të disa prej trajtimeve më të zakonshme për gratë shtatzëna dhe foshnjat.

Shkencëtarët kanë përshkruar edhe se si ata ndërtuan procedurat e vitit të kaluar për të krijuar embrionet model të miut.

Ata përzien së bashku qelizat burimore njerëzore “naive”, të cilat janë të afta të shndërrohen në lloje të ndryshme qelizash dhe zbuluan se rreth 1% e tyre u rregulluan në struktura të plota të ngjashme me embrionin.

Këto vazhduan të zhvillonin një placentë, një shtresë të verdhë, një membranë të jashtme të quajtur qese korionike dhe veçori të tjera që priten në embrionet njerëzore të së njëjtës moshë.

Embrionet modele të sapobëra janë ekuivalente me embrionet njerëzore njëjavore dhe kultivohen në laborator për një javë tjetër.

Për shkak të moshës së tyre në krijimin, Hanna ka thënë se ishte biologjikisht e pamundur që të implantoheshin në mitër.

Megjithatë, shkencëtarët përdorën një test shtatzënie për të vlerësuar se sa mirë po rriteshin embrionet model; kur lëngu nga ena u vendos në një shirit provë, ai ktheu një rezultat pozitiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore