Shqipëria

Krifca rithemelon Bordin e AKU-së, përbëhet nga përfaqësues të shkencave


Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Frida Krifca, të premten e 14 janarit, ka rithemeluar Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Bordi do të përmbajë në strukturën e tij vendimmarrëse përfaqësues nga shkenca, prof. dr. pedagogë nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare etj.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me anëtarët e Bordit, Krifca tha se struktura e këtij Bordi do të ekzistojë jo thjesht si një detyrim ligjor, por “për një shërbim aktiv e konkret”.

Kjo me qëllim “për të çuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore”.

Ndërsa u referohet një ndër shtyllave kryesore të programit të qeverisë shqiptare, “Mirëqenie për të gjithë”, Krifca tha se siguria ushqimore është pa diskutim një ndër kryefjalët e nismave e politikave tona”.

Në përmbyllje, ajo komunikoi se, në fund të këtij viti, “bordi do të shqyrtojë e të japë vlerësimin” për projektplanin e menaxhimit të krizave të propozuara nga AKU e rrjedhimisht të vlerësojë edhe punën e menaxherit të këtij institucioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore