Lajme

Kreu i OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar vendet e pasura përsa i përket vaksinimit.

Sipas tij, bota është në prag të një dështimi katastrofik moral.

Ai insistoi se nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura, përpara mjekëve në vendet e varfra.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari. Por, nuk duhen lënë pas dore ndihmat për shtetet e varfëra.

“Unë duhet të jem i prerë. Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral. Çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës”.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, ka paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave COVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore