Lajme

Kremlini kërkon garanci për serbët dhe zgjidhje diplomatike


Kremlin-i zyrtar bëri thirrje të hënën e 12 dhjetorit për një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës së bashku me garanci për të drejtat e serbëve të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi kabllor N1.

“Ne jemi në favor që palët të bëjnë përpjekje paqësore për të zgjidhur situatën përmes mjeteve diplomatike”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov.

Kjo, duke shtuar se autoritetet ruse gjithashtu dëshirojnë që të garantohen të gjitha të drejtat e serbëve.

Tensionet u ndezën fundjavën e kaluar në veri të Kosovës ku persona të paidentifikuar shkëmbyen zjarr dhe hodhën bomba trullosëse ndaj një patrullë zbulimi të EULEX-it.

Në pikat kufitare administrative janë vendosur barrikada për arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore