Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
Valon Rashiti
09.05.2024 17:11Loading Icons...
Ende pa u shpallur rezultatet zyrtare simpatizantët e koalicionit “VLEN” nisen festën të mërkurën e 8 majit. Por, rezultatet e publikuara nga Komisionin Shtetëror në Maqedoninë e Veriut flasin për dy fitues të qartë.
Në kampin shqiptar prin bindshëm “Fronti Evropian”, me 19 deputetë, 6 më shumë se koalicioni “VLEN”.
Ndërsa, te maqedonasit fitore absolute ka korrur partia nacionaliste VMRO-DPMNE e cila do të ketë 59 deputetë.
Përveç zgjedhjeve parlamentare, të mërkurën Maqedonia e Veriut ka mbajtur edhe raundin e dytë të atyre presidenciale.
Me afër 100 për qind të votave të numëruara, ky shtet do të ketë presidenten e re. Ajo do jetë Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.