Krasniqi viziton kryetarin e Prizrenit – “Pas qeverisjes së dobët në Prizren, kthehet modeli i PDK-së”
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka vizituar Kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherit bashkëpartiakun, Shaqir Totajn, të cilin e ka uruar për punë të mbarë gjatë mandatit të tij të fituar në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.
“Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Qeverisje të dobët e quajti kreu i PDK-së qeverisjen e kaluar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, me kryetar Mytaher Haskukën.
“Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, shprehet Memli Krasniqi.
“Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan”, potencon ai.
“Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë”, përfundoi Krasniqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog